Xhaka me Arsenalin para realizimit të synimit të madh

Futboll

Xhaka me Arsenalin para realizimit të synimit të madh

Nga: Kemajl Goca Më: 8 mars 2022 Në ora: 18:42
Xhaka me Arsenalin para realizimit të synimit të madh

Arsenali synon të kthehet në majat e futbollit. 

Skuadra e Granit Xhakës është në rrugë të mbarë për ta bërë këtë. 

Arsenali mund të fitojë të paktën 60 milionë franga zvicerane nëse kualifikohet në Champions League. 

Paratë vijnë nga shitja e biletave dhe të ardhurat nga TV. 

‘Topçinjtë’ ia dolën për herë të fundit me këtë sukses në vitin 2017.

 Skuadrës iu premtua një bonus i madh nëse do të arrinte në garën kryesore. 

Çdo lojtar shpërblehet bazuar në pjesën meritore që ka për kualifikim. 

Shuma maksimale pritet të jetë 600.000 franga zvicerane, siç raporton “Daily Mail”.

Futbollisti Granit Xhaka (29 vjeç) ka luajtur 14 nga 25 ndeshjet të ligës. Dy pezullime për shkak të kartonit të kuq dhe një dëmtim i brendshëm i ligamenteve e lanë lojtarin e kombëtares zvicerane jashtë fushës për disa ndeshje. 

Sidoqoftë, një pjesë e mirë e parave do të transferohet gjithashtu në llogarinë e mesfushorit.

Arsenali aktualisht është i katërti, gjë që do t'i kualifikonte për një vend në Champions League. 

Epërsia ndaj Manchester United është vetëm një pikë. Për shkak se ‘Djajtë e Kuq’ kanë luajtur tri ndeshje më shumë, kjo do të thotë shumë për Arsenalin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat