Ja sa ndikojnë zëvendësimet e shumta në një ndeshje

Futboll

Ja sa ndikojnë zëvendësimet e shumta në një ndeshje

Më: 9 mars 2022 Në ora: 17:43
Ja sa ndikojnë zëvendësimet e shumta në një ndeshje

Si arrijnë t’i menaxhojnë trajnerët ndeshjet? Rregulli i ri me pesë zëvendësime në një ndeshje në fakt ka përmbysur konceptin e menaxhimit të lojës nga trajnerët.

Kalimi nga mundësia për të bërë tre zëvendësime në mundësinë për të bërë pesë në një sidë, ka bërë që trajnerët të jenë në gjendje të ndryshojnë gjysmën e lojtarëve të formacionit.

Dhe menaxhimi i kohës ka ndryshuar gjithashtu: menaxhimi i tre zëvendësimeve plus bonusi i intervalit është një tjetër risi që ka ndryshuar ekuilibrin e vendimeve në stol.

Image

Sipas vëzhgimit të realizuar nga Departamenti i Analizës në FSHF, këto rezultate gjenden në menaxhimin e zëvendësimeve gjatë një ndeshjeve të kampionatit tonë.

Siç mund ta shihni në tabelën e mësipërme, ndryshimi i qartë midis zëvendësimeve të bëra nga trajnerë të ndryshëm (disa skuadra kanë pasur më shumë se një këtë sezon) nuk korrespondon me renditjen aktual të kampionatit.

Prandaj mund të thuhet se sasia e zëvendësimeve nuk ndikon në fitimin e ndeshjes, por sigurisht cilësia e zëvendësimeve është vendimtare në historinë e një ndeshjeje.

Megjithatë, ajo që mund të kuptohet nga ky klasifikim është se sa shumë përpiqen trajnerët të ndryshojnë fatin e lojës duke përdorur lojtarët që kanë në pankinë. Dhe në këtë rast ka situata të ndryshme gjatë ndeshjes: rezultati, lojtarët në dispozicion dhe ndryshimi i taktikave janë tre arsyet kryesore që i shtyjnë trajnerët të bëjnë zëvendësime.zevendesime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat