Vendos rekord në Champions League

Futboll

Vendos rekord në Champions League

Më: 9 mars 2022 Në ora: 23:13
Vendos rekord në Champions League

Karim Benzema ka treguar se është një prej lojtarëve më në formë në futbollin botëror me golat e tij të cilët ndihmuan Real Madrid që të kualifikohej në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Sulmuesi i Real Madrid shënoi tre herë në portën e PSG-së, duke u bërë lojtari i parë që ia bënte një gjë të tillë parisienëve në historinë e tyre në këtë turne në fazën me eliminim direkt.

Ndërkohë, ai vendosi një rekord në Ligën e Kampioneve, pasi në moshën 34 vjeç e 80 ditë, u bë futbollisti më i vjetër që shënonte 3 gola në një ndeshje. Rekordin e mëparshëm e mbante Zhiru me 34 vjet e 63 ditë, kur shënoi me fanellën e Çelsit ndaj Seviljes në vitin 2020.

Por këto gola të sotëm e rritën edhe më shumë mitin e tij në Madrid, pasi ai regjistroi sot golin e 309 në të gjithë kompeticionet me fanellën e madrilenëve, duke kaluar legjendën Di Stefano. Para tij mbetet vetëm Raul me 323 gola dhe Ronaldo me 451. Ndërkohë, ai kaloi Eaul në Ligën e Kampioneve me golin e 67 në këtë turne, kundër 66 të ish-kapitenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat