Pioli do ta ndjekë nga afër

Futboll

Pioli do ta ndjekë nga afër

Më: 10 mars 2022 Në ora: 13:13
Bajrami

Nedim Bajrami është një nga lojtarët më interesantë në skuadrën e Empolit, një nga “xhevahirët” e vitrinës për kampionatin e ardhshëm italian.

Lojtari shqiptar i natyralizuar zviceran është ndër ata që presidenti Corsi është gati ta shesë në verë. Mes klubeve të interesuara është edhe Milani, i cili do të përballet me të në Serie A gjatë fundjavës.

Stefano Pioli do ta ndjekë nga afër me synimin për ta rrëmbyer në qershor futbollistin e kombëtares kuqezi. Pra, “Djalli” ka ide të qarta për një sulm të mundshëm në merkaton e verës, me fokus kryesor shqiptarin.

Do të ishte një hap i madh në karrierë për Bajramin, teksa do të vishej dyfish kuqezi, në rang klubi dhe kombëtareje. Për ta raportuar këtë objektiv të Milanit ka menduar sot “Tuttosport”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat