Gjimshiti përballet me “aspirinat”

Futboll

Gjimshiti përballet me “aspirinat”

Më: 10 mars 2022 Në ora: 20:42
Gjimshiti përballet me “aspirinat”

Sot startojnë sfidat e raundit të 1/8-ve të Ligës së Europës, ku nuk mungojnë supersfida, që premtojnë shumë emocione.

Barcelona pret në “Camp Nou” Gallatasarajin, ku katalanasit shihen dukshëm favoritë.

Gjithsesi turqit kanë premtuar se nuk do të dorëzohen lehtë dhe do të luftojnë për një rezultat pozitiv.

Supersifad tjetër e ditës së sotme është ajo midis Atalantës dhe Bajer Leverkusenit. Ekipi i drejtuar nga Gasperini do të mundohet t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni, por “aspirinat” kanë të njëjtin qëllim.

Gjithashtu në këtë takim është dhe titullar dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat