Xhaka shumë pranë largimit nga Arsenali!?

Futboll

Xhaka shumë pranë largimit nga Arsenali!?

Më: 10 mars 2022 Në ora: 23:37
Xhaka shumë pranë largimit nga Arsenali!?

Skuadra e Arsenal është duke shqyrtuar alternativat për të zëvendësuar mesfushorin zviceran, Granit Xhakën.

‘Gunners’ janë duke shikuar Carney Chukwuemeka si opsion për mesfushën, insiston ‘The Sun’.

Xhaka po i afrohet moshës 30 vjeçare dhe gjasat janë minimale që Arsenal të shfrytëzojnë opsionin për t’i vazhduar kontratën përtej vitit 2024.

Chukwuemeka i Aston Villa pëlqehet shumë nga Mikel Arteta dhe pritet që Arsenal të nisin procedurat për të transferuar lojtarin.

Mesfushori është 18 vjeçar por ka treguar pjekuri të madhe në paraqitjet e tij.

Xhaka në anën tjetër mund të transferohet te Roma, pasi Jose Mourinho ka një simpati për lojtarin e Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat