Klopp: Abramovich? Qeveria mori vendim të drejtë

Futboll

Klopp: Abramovich? Qeveria mori vendim të drejtë

Më: 11 mars 2022 Në ora: 12:35
Klopp: Abramovich? Qeveria mori vendim të drejtë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, në konfernecën për shtyp në prag të transfertës me Brightonin, tha se vendimi i qeverisë britanike për të sanksionuar pronarin e Chelsea-t, Roman Abramovich, si të lidhur ngushtë me Vladimir Putinin është i drejtë.

“Nuk është një situatë për të cilën janë përgjegjës të gjithë punonjësit e Chelsea-t. Njëri është dhe ai, Vladimir Putin. Nuk e di për rolin e Roman Abramovichit në gjithë këtë, por mund të thuash se ai është i afërt i tij. Mendoj se ajo që bëri qeveria është e drejtë”.

Kontrata e Mohamed Salah: “Mo pret që ky klub të jetë ambicioz. Ne nuk mund të bëjmë më shumë. Është vendimi i Mo. Është gjithçka mirë nga këndvështrimi im. Asgjë nuk ka ndodhur, as nënshkrim, as refuzim. Ne thjesht duhet të presim, nuk ka nxitim.”

Klopp për garën për titull: “Deri më tani djemtë kanë bërë jashtëzakonisht mire, pse të mendoj se mund të pretendojmë për titullin.

Është e vështirë, por djemtë janë gati. Ne do të provojmë gjithçka, por nuk mund ta quajmë një garë për titull, sepse ne jemi ende prapa. Ne do të përpiqemi të fitojmë ndeshjet e futbollit, por le të shohim çfarë do të ndodhë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat