Deklarohet Conte: Dua të qëndrojë te Tottenham edhe sezonin tjetër

Futboll

Deklarohet Conte: Dua të qëndrojë te Tottenham edhe sezonin tjetër

Më: 12 mars 2022 Në ora: 09:56
Antonio Conte

Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte ka njoftuar se dëshiron të qëndrojë edhe, për sa kohë që t’i përmbushen ambiciet.

Conte mori drejtimin e klubit vetëm në nëntor, por është lidhur me një largim të shpejtë, pas disa rezultateve negative të Spurs.

Conte ka fituar 13, ka barazuar tre dhe ka humbur tetë nga 24 ndeshjet e tij në krye të Spurs deri më tani, por tekniku italian synon të respektojë kontratën deri në vitin 2023.

“Me siguri për momentin ka vetëm një të vërtetë – unë jam i përkushtuar ndaj këtij klubi edhe për një vit. Klubi donte këtë lloj situate dhe unë e pranova sepse ishte mirë të njiheshim”.

“Pas katër muajsh mendoj se klubi e ka kuptuar mënyrën se si dua të punoj dhe unë e kuptoj klubin. Kemi edhe tre muaj deri në fund të sezonit për të vazhduar të përmirësojmë njohuritë tona për njëri-tjetrin dhe më pas të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të dyja”.

“Mund t’ju them se po e shijoj punën për këtë klub dhe do të doja të luftoja për diçka të rëndësishme për këtë klub. Sigurisht që është e vërtetë që do të doja këtë – të luftoja për të ardhmen, të luftoja për të qenë konkurrues, luftoj për të fituar dhe jo vetëm për të përfunduar në vendin e katërt në ligë, sepse e përsëris, nuk është ambicia ime”.

“Ambicia ime është të jem konkurrues dhe të luftoj për të fituar. Unë e dua këtë dhe e di që zemra, shpirti, mendja ime i do këto gjëra. Shpresoj që unë dhe klubi të përputhen me njëri-tjetrin në këtë situatë”, deklaroi ai.

Tottenhamin sot (e shtunë) e pret një sfidë jo e lehtë në udhëtim te Man United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat