Cassano: Benzema shumë më i fortë se Ronaldo

Futboll

Cassano: Benzema shumë më i fortë se Ronaldo

Më: 12 mars 2022 Në ora: 11:57
Cassano: Benzema shumë më i fortë se Ronaldo

Karim Benzema është në qendër të vëmendjes pas tre golave që kualifikuan Realin në Europë përballë PSG.

Sulmuesi francez ka pasur një vazhdimësi të “frikshme” në këto sezonet duke e renditur emrin e tij mes më të mirëve të futbollit. Madje, për Antonio Cassanon, francezi është më i mirë edhe se Cristiano Ronaldo teksa ish-sulmuesi italian thekson se Benzema ka instiktin e një vrasësi në zonë ndërsa shton se nga ana e kualitetit është si Zinedin Zidan.

“Për mua Benzema është unik, ka instiktin e një “vrasësi”, është një numër 9 i vërtetë.

Ka kualitetin e Zidan dhe unë do ta vendosja atë në pesë numrat 9 më të mirë së bashku me Van Basten, Lewandowski, Ronaldo dhe Ibrahimovic.

Për mua është shumë më i fortë se Cristiano Ronaldo, portugezi kërkon të shënojë me çdo kusht dhe i “shpartallon” portat, por Benzema ka më shumë kualitet.

Vetëm mendojeni pak, Benzema është golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e kombëtares së Francës por për gjashtë vite nuk ka qenë pjesë e tyre”, u shpreh Cassano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat