Manaj: Ishte një ndeshje që e prisnim me padurim

Futboll

Manaj: Ishte një ndeshje që e prisnim me padurim

Më: 12 mars 2022 Në ora: 18:32
Manaj: Ishte një ndeshje që e prisnim me padurim

Rei Manaj shënoi ditën e sotme në triumfin 2-0 ndaj Kaljarit. Për shqiptarin ky ishte goli i katërt në Serinë A me fanellën e Specias. 25-vjeçari foli pas ndeshjes për mikrofonin e “DAZN”, teksa e cilësoi duelin e sotëm si një përballje që vlente 9 pikë:

“Ishte një ndeshje që e prisnim me padurim. Vinim nga 4 humbje radhazi dhe ishte shumë e rëndësishme që të merrnim pikë. Ishte një sfidë që vlente 9 pikë, por tani duhet të jemi të përqendruar për sfidën e ardhshme.

Skuadra bëri një ndeshje pozitive, gjetëm rrjetën dhe morëm 3 pikë. Duam ta arrijmë objektivin për të qëndruar në Serinë A.

Duhet t’u jemi mirënjohës tifozëve që na kanë mbështetur gjithmonë, edhe kur kemi humbur ndeshjet.

Ne japim 100% në fushën e lojës për ta. Duhet të shohim ecurinë e Specias dhe nuk na interesojnë aspak skuadrat e tjera”, u shpreh Manaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat