Partizani eviton humbjen ndaj Egnatias

Futboll

Partizani eviton humbjen ndaj Egnatias

Më: 12 mars 2022 Në ora: 18:57
Partizani eviton humbjen ndaj Egnatias

Partizani arriti të evitonte humbjen në minutat e fundit përballë Egnatias edhe pse ishte me dy lojtarë më pak. Një sfidë e çmendur ajo e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Partizani dominoi përgjatë gjithë sfidës, por Egnatia ishte më shumë cinike. Rrogozhinasit kaluan në avantazh me Ildian Shytin. Të kuqtë nuk u dorëzuan  dhe fituan një penallti, por Esat Mala gaboi nga pika e bardhë,

Në pjesën e dytë të kuqtë futën Stenio Zhuniorin, i cili do ishte heroi i sfidës. Sulmuesi barazoi rezultatin në minutën e 60. Por festa zgjati pak pasi Albion Marku doli me karton të kuq duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.

Egnatia përfitoi dhe kaloi në avantazh me Ndriçim Shtubinën. Shkodrani u fut në fund dhe iu deshën vetëm 3 minuta të shënonte. Problemet nuk mbaruan këtu për Partizanin, pasi Bitri doli me karton të kuq pas konsultimit me VAR.

Kur dukej se ndeshja do përfundonte, Partizani barazoi me Stenio Zhuniorin përsëri. Me këtë rezultat, Partizani mbetet në vendin e 5 me 35 pikë, ndërsa Egnatia në vendin e 7 me 24

PARTIZANI-EGNATIA 2-2

60′, 90′ Stenio Zhunior/ 24′ Ildian Shyti, 88′ Shtubina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat