Barcelona me plan B po dështoi pista Haaland

Futboll

Barcelona me plan B po dështoi pista Haaland

Më: 13 mars 2022 Në ora: 13:25
Barcelona me plan B po dështoi pista Haaland

Erling Haaland me shumë mundësi do të veshë fanellën e Manchester City.

Edhe Real Madrid është në garë, sikurse edhe Barcelona.

Katalanasit po mendojnë edhe për një plan B nëse nuk e transferojnë dot sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmund.

“Le 10 Sport” shkruan se Barcelona i ka hedhur sërish sytë tek Arsenali, ku në janar mori Aubameyang. Francezi Alexandre Lacazette shikohet si alternativë nëse nuk merret Haaland. Sulmuesi në verë del lojtar i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat