Kukësi kërkon rikthimin te fitorja

Futboll

Kukësi kërkon rikthimin te fitorja

Më: 13 mars 2022 Në ora: 13:32
Kukësi kërkon rikthimin te fitorja

Dinamo dhe Kukësi janë gati për duelin mes tyre, që do të nisë prej orës 13:45 në stadiumin e Kamzës dhe do të transmetohet në Supersport 3. Ekipi i Bledar Devollit vjen në këtë sfidë me rreshtimin 4-2-3-1.

I vetmi ndryshim është në mesfushë, me Lancinet Sidiben që do e nisë si titullar në vend të brazilianit Denisson. Chinedu në majë të sulmit, me treshen Haxhiu-Ibraimi-Mihana nga pas.

Kukësi kërkon rikthimin te fitorja, që mungon prej 4 javësh. Diego Longo konfirmon skemën 4-3-3, teksa dy janë ndryshimet krahasuar me takimin e fundit ndaj Vllaznisë.

Bruno Lulaj dhe moldavi Puntus në stol, ndërsa nga minuta e parë Altin Bytyçi në mbrojtje dhe Shqiprim Taipi në mesfushë.

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO (4-2-3-1): Simoni, Siljanovski, Sofranca, Samake, Prodani; Demiri, Sidibe; Haxhiu, Ibraimi, Mihana; Chinedu. Trajner: Bledar Devolli. 

KUKËSI (4-3-3): Tafas; Gligorov, Bytyçi, Pëllumbi, Ndreca; Gjelbrim Taipi, De Lucas, Shqiprim Taipi; Milunovic, Feijao, Basa. Trajner: Diego Longo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat