Malisheva shtang Drenicën në Skenderaj

Futboll

Malisheva shtang Drenicën në Skenderaj

Nga: K.G. Më: 13 mars 2022 Në ora: 13:53
Agon Xhaka

Malisheva merr frymë më lirshëm tani, sidomos me tre pikë që importoi nga stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Malishevasit shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Drenicës, në ndeshjen e javës së 24-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Drenica shtanget si vendas, humbje që sado kudo ia prishë rehatinë.

Për Malishevën shënuan Agron Bruqi (18’), Hasan Hyseni (45’- nga distanca), Agon Xhaka (72’) dhe për Drenicën Genc Hamiti (22’), Armend Abazi (53’).

Prishtina është në vend të pestë me 32 pikë, pasojnë Malisheva 32, Drenica 32 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat