Batatina shpërthen: Gramosit i them që Llapin mundet me pa në TV, më me referu jo!

Futboll

Batatina shpërthen: Gramosit i them që Llapin mundet me pa në TV, më me referu jo!

Më: 13 mars 2022 Në ora: 16:10
Batatina shpërthen: Gramosit i them që Llapin mundet me pa në TV, më me referu jo!

Gjilani dhe Llapi kanë luajtur baras 1:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në BKT Superligën e Kosovës.

Llapi ishte afër të merrte një fitore të madhe në udhëtim, por Gjilani barazoi në fund dhe vazhdoi serinë prej 20 ndeshjeve radhazi pa humbje.

Pas barazimit, ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili shprehu indinjatë ndaj gjyqtarit Gramos Shala, për të cilin tha se ai ua mori pikët.

“Nga minuta e parë u vërejt një arbitër që se meriton me qenë në Superligë, Gramos Shala duhet me i ardhë marre. Ai është ardhe me çdo kusht me na mposht, gjithë ata kartona pa nevojë.

Këto pikë na i mori Gramos shala, jo Gjilani. Çdo kontakt me topin ka qenë faull. Këto pikë Gramosi t’i çon te shpia, sa të jom une Gramos Shala nuk ka me referu te Llapi. Marre çka ka ba. Nuk na ka lënë me lu futboll. Djemt kanë bo maksimumin, Gramosit i thom që Llapin munet me pa në TV, ma me referu jo", tha Batatina..

Gjyqtari kryesor në këtë takim ishte Gramos Shala, me asistentët, Granit Hyseni dhe Lumturie Muhadri. Në VAR ishte Burim Jahmurataj.

Gjilani vazhdon të mbetet në vendin e dytë me 48 pikë, tri më pak se Ballkani, kurse Llapi në anën tjetër ka 41 pikë në pozitën e katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat