Arbër Zeneli vazhdon me formën e mirë, asiston në fitoren e Reimsit

Futboll

Arbër Zeneli vazhdon me formën e mirë, asiston në fitoren e Reimsit

Më: 13 mars 2022 Në ora: 17:22
Arber Zeneli

Arbër Zeneli është duke bërë paraqitje të mira në Ligue 1, pas rikthimit të tij nga lëndimi që e la jashtë për një kohë të gjatë.

Reprezentuesi i Kosovës edhe sot ka dhënë një asistim për Reimsin ndaj Angers, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në elitën e futbollit francez.

Kjo ndeshje u fitua me rezultatin 0:1 nga Reims. Në minutën e 24-të ishte Alexis Flips që e konkretizoi me gol asistimin e Zenelit.

Për 27-vjeçarin nga Mitrovica ishte ky asistimi i tretë në tri ndeshje radhazi, që pas rikthimit të tij. Zeneli sot luajti për 61 minuta. Reims pas fitores së sotme ka 32 pikë dhe renditet në pozitën e 12-të në tabelën e Ligue 1.

Kurse, Angers me 29 pikë ndodhet dy pozita më poshtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat