Ten Hag i hapur për punën te Manchester United

Futboll

Ten Hag i hapur për punën te Manchester United

Më: 13 mars 2022 Në ora: 17:24
Ten Hag i hapur për punën te Manchester United

Trajneri i Ajax Amsterdam, Erik ten Hag është i hapur për t’u larguar nga gjiganti holandez, drejt Premier League.

Sipas raportimeve të ‘Mirror’, Ten Hag është i hapur për të marrë drejtimin e skuadrës së Manchester United, që është në kërkim të një trajneri tash e disa muaj.

Holandezi shihet si pasues ideal i gjermanit Ralf Rangnick, i cili është vetëm trajner i përkohshëm tek United.

Ten Hag thuhet se ka shfaqur dëshirën që ta ketë Rangnick si pjesë të stafit, në rast se i bashkohet skuadrës.

United pritet që shumë shpejt të nisin ofertën zyrtare drejt trajnerit të Ajax.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat