Berisha shënon në fitoren e Fenerbahces

Futboll

Berisha shënon në fitoren e Fenerbahces

Më: 13 mars 2022 Në ora: 19:22
Berisha shënon në fitoren e Fenerbahces

Mërgim Berisha ka shënuar gol në fitoren e sotme të Fenerbahces ndaj Alanyasporit, në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit turk.

Fenerbahce e fitoi këtë ndeshje në udhëtim me rezultatin 2:5.

Berisha hyri si zëvendësues në këtë ndeshje në minutën e 74-të, teksa shënoi në çastet e fundit të ndeshjes, 90+4.

Diego Rossi, Mesut Ozil, Arda Guler dhe Dimitrios Pelkas shënuan golat tjerë të fitores, teksa për vendasit të dy golat u shënuan nga Tayfur Bingol.

Fenerbahce me këtë fitore tani ka 50 pikë dhe është në pozitën e tretë në tabelë, kurse Alanyaspor ndodhet dy pozita më poshtë me 46 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat