Gotze synon transferimin në Premier League

Futboll

Gotze synon transferimin në Premier League

Më: 14 mars 2022 Në ora: 19:15
Mario Gotze

Mario Gotze është duke synuar një transferim në Premier League.

Ylli gjerman ka bërë paraqitje tejet të mira me skuadrën e PSV Eindhoven, dhe një gjë e tillë mund t’i ndihmojë për një tjetër lëvizje në karrierën e tij.

Gotze ka thënë se një kalim në Premier League do ta joshte shumë atë, derisa ai synon të plotësojë ëndrrën për të fituar Champions Leaguen.

“Gjithmonë kam thënë se misioni im është të fitoj Champions Leaguen. Kjo është diçka që akoma dua ta arrijë”, ka thënë Gotze.

“Unë dua, por nuk kam nevojë. Mendoj se kompeticioni është i jashtëzakonshëm”, shtoi ai. “Premier League është ligë e balancuar dhe më joshë”, shtoi mes tjerash ylli gjerman.

Mario Gotze është heroi i Gjermanisë i vitit 2014, kur shënoi golin e fitores në finalen e Kupës së Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat