Cassano: Vetëm një i çmendur vë bast për titullin e Juventusit

Futboll

Cassano: Vetëm një i çmendur vë bast për titullin e Juventusit

Më: 15 mars 2022 Në ora: 11:56
Cassano: Vetëm një i çmendur vë bast për titullin e Juventusit

Antonio Cassano mendon se Milani, interi dhe Napoli duhet të turpërohen nëse titulli kampion këtë vit përfundon në duart e Juventusit. Bardhezinjtë janë më pas në garën për trofeun, por rezultatet e fundit  kanë bërë që të shihen përsëri si pretendentë.

“Vetëm një i çmendur mund të mendojë që të vërë bast për një titull të Juventusit”, tha fillimisht Kasano në “Bobo TV”.

“Interi, Milani dhe Napoli duhet të hidhen në greminë dhe nëse do të ndodhë, unë do të jem i pari që do t’i shkrij. Sepse Juventusi do të ketë fituar një titull duke luajtur shumë keq, por tre të tjerët duhet të turpërohen. Sa i përket titullit të Juves, them se është edhe faktori i Ligës së Kampioneve që duhet të përllogaritet”, tha ish-sulmuesi italian.

“Milani fitoi një ndeshje të pistë ndaj Empolit, por pa vjedhur asgjë. Kalulu bëri një gol të madh dhe pastaj kuqezinjtë administruan. Janë me meritë të parët në klasifikim dhe në 2-3 ndeshjet e ardhshme do të luhet kampionati.

Mbërrin Juventus-inter dhe Napoli është me 3 pikë më pak. Sinqerisht, nuk do e kisha menduar asnjëherë në fillimin e sezonit që Milani mund të ishte i pari me meritë kur mbeten 9 javë nga fundi”, theksoi Cassano në fjalët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat