Maqedoninë e Veriut e ndajnë pak ditë nga dueli i madh

Futboll

Maqedoninë e Veriut e ndajnë pak ditë nga dueli i madh

Më: 15 mars 2022 Në ora: 14:59
Maqedoninë e ndajnë pak ditë nga dueli i madh

Kombëtaren e Maqedonisë në futboll e ndajnë vetëm edhe dhjetë ditë nga dueli i madh historik në gjysmëfinale të barazhit për Botërorin në Katar 2022 kundër Italisë në Palermo më 24 mars.

Ka mbetur edhe pak më shumë se një javë deri në këtë ndeshje, e cila mund të thuhet se është ndeshja e dekadës dhe sipas të gjitha paralajmërimeve do ta presin në nivelin më të lartë të mundshëm.

Paraprakisht dihet se Elif Elmas dhe Tihomir Kostadnov nuk luajnë për shkak të kartonëve të verdhë, ndërsa shpresohet se deri atëherë gjithçka të jetë “Ok” me Arian Ademin. Pavarësisht paralajmërimeve se do të jetë pjesë e skuadrës së Dinamos, Ademi fundjavën e kaluar e ka ndjekur nga tribuna derbin e madh ndaj Hajdukut.

Risi do të jetë David Babunski, i cili së bashku me vëllain e tij Dorianin do të vijnë nga Debreceni i Hungarisë, ndërsa informacionet e fundit nga sot janë se portieri i Shkupit, Kristijan Naumovski do të shpërblehet me thirrje në kombëtare.

Nga ana tjetër, Italia luan rolin e një favoriti të madh, gjë që sigurisht na shkon për shtati, sepse presioni është tek mikpritësi. Në periudhën e kaluar Maqedonia ka treguar se mund t’i dal me të gjithë, kanë luajtur më së miri ndaj më të mirëve, ndaj kanë besim se edhe këtë herë do të jetë kështu, dhe se do të gëzohen për një tjetër sukses të madh të kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat