Dy mungesa të bujshme nga 10 vendet e para

Futboll

Dy mungesa të bujshme nga 10 vendet e para

Më: 15 mars 2022 Në ora: 17:35
Dy mungesa të bujshme nga 10 vendet e para

Rregulla të reja për dhënien e Topit të Artë. France Football ka vendosur të bëjë një ndryshim me të vërtetë interesant që ka sjellë risi në kriteret e dhënies së votave për lojtarët kandidatë.

Një faktor ky që e ka bërë shumë befasuese renditjen e momentit të kandidatëve.

Sipas informacioneve dhe analizave të Goal, në fakt, fituesi në fuqi, Leo Messi, është jashtë 10 vendeve të para për momentin dhe shumë larg vendeve të para.

Argjentinasi, që nuk po kalon një moment të mirë në Paris me PSG, mban vendin e 20. I njëjti fat për Cristiano Ronaldo-n, i cili gjendet në vendin e 16-të.

Renditja e momentit

1 – Lewandowski

2 – Benzema

3 – Salah

4 – Mbappé

5 – Modric

6 – Mané

7 – Bernando Silva

8 – Vinicius

9 – Vlahovic

10 – Mahrez

Siç bie në sy, mes 10 vendeve të para për trofeun e 2022-shit nuk është as Haaland. Norvegjezi, i kthyer pas disa javësh mungesë për dëmtim, është në vendin e 17-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat