Dortmund ka interes për të shitur lojtarin

Futboll

Dortmund ka interes për të shitur lojtarin

Më: 15 mars 2022 Në ora: 19:33
Dortmund ka interes për të shitur lojtarin

Siç raporton Sport, Real Madridi e ka shume seriozish për Erling Haaland. Menaxheri i përgjithshëm i Borussia Dortmund, Joachim Watzke do të udhëtojë në Madrid këtë javë për të negociuar me Florentino Pérez!

Dëshira fillestare e Real Madridit ishte që ta bënte norvegjezin të priste edhe një vit, duke marrë parasysh praninë e Karim Benzema-s, por konkurrenca dhe dëshira e Haaland për të konkurruar në faza të tjera po e shtyjnë Real Madridin të përshpejtojë.

Vetë Borussia Dortmund ka interes për të shitur lojtarin duke pasur tashmë në dorë zëvendësuesin, që është Karim Adeyemi i Salzburgut. Dihet qe Haaland eshte edhe objektiv i Barcelona-s qe gjithashtu ka biseduar me te atin e sulmuesit dhe Mino Raiola.

Në konferencën për shtyp, trajnerit të Barcelonës, Xavi, iu drejtua edhe një pyetje e tregut për mundësinë që Blaugranët të blejnë Erling Braut Haaland dhe Kylian Mbappé. Kjo është përgjigja e trajnerit: “Janë hipoteza, unë stërvis lojtarët që më vënë në dispozicion.

Natyrisht, çdokush do të donte të kishte lojtarë të rëndësishëm, por këto janë vetëm hipoteza. Për La Ligën do të ishte një gjë e mirë nëse ata do të vinin. Dhe gjithashtu për klubet. Do të rriteshim të gjithë”. Pra, mesazh qe nese Real Madrid merr Mbappe, sic edhe pritet, Haaland do shkoje te katalanasit.

Para pak ditesh, Daily Mail nga Anglia foli per transferim te City. Gazeta angleze bëri të ditur se klubi i Etihad ka arritur marrëveshje me Haaland. Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmundit po i afrohet veshjes së fanellës së Qytetarëve në verë. anglez që do të kishte mundur konkurrencën e emrave të tjerë të mëdhenj si Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat