Vokrri kandidat për kryetar të FFK-së

Futboll

Vokrri kandidat për kryetar të FFK-së

Nga: K. G. Më: 15 mars 2022 Në ora: 20:51
Vokrri kandidat për kryetar të FFK-së

Djali i legjendës së futbollit Fadil Vokrri, Gramozi, shpall kandidaturën për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai do të jetë kundërkandidat i kryetarit Agim Ademi.

Vokrri bëri të ditur kandidaturën e tij përmes një shkrimit në profilin e tij në facebook.

“Futbolldashës, futbollistë, punonjës sportiv dhe ju donatorë të klubeve të futbollit në vend ndër vite, të gjithë pa dallim.

Pas mbështetjes që më ofruan një numër i konsiderushëm i klubeve, ju njoftoj se nesër në ora 11:00 do të bëhet deponimi i nënshkrimeve, nënshkrime këto që më bëjnë edhe zyrtarisht kandidat për Kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Duke uruar për një proces fer, korrekt dhe transparent, ju përshëndes përzemërsisht dhe njëkohësisht kërkoj përkrahjen tuaj.
Me respekt dhe fair play”,
shkruan Vokrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat