Klopp: Bisedimet vazhdojnë me Salahun

Futboll

Klopp: Bisedimet vazhdojnë me Salahun

Më: 16 mars 2022 Në ora: 11:52
Klopp: Bisedimet vazhdojnë me Salahun

Jurgen Klopp ka folur në prag të ndeshjes kundër Arsenalit, një ndeshje e anuluar nga java 27-të në Premier Ligën e Anglisë. Trajneri i Liverpull-it iu kthye çështjes në lidhje me rinovimin e Mohamed Salahut.

“Ne kemi folur tashmë për këtë dhe nuk duhej ta kisha bërë.

Gjëja e fundit që do të doja të bëja në konferencë shtypi është të krijoja tituj për gazetat. Unë thjesht mendoj se situata është ashtu siç duhet të jetë për momentin. Ka kontakte mes palëve, për të tjerat do të shohim.

Manchester City dhe titulli?

Duhet të sigurohemi që t’i mërzitim “qytetarët”, por duket se nuk ka gjasa t’i fitojmë të gjitha, 10 ndeshjet e mbetura. Sidoqoftë, ne do të përpiqemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat