Neymar sërish mund ta vesh fanellën e Barcelonës

Futboll

Neymar sërish mund ta vesh fanellën e Barcelonës

Më: 16 mars 2022 Në ora: 13:53
Neymar sërish mund ta vesh fanellën e Barcelonës

Ylli brazilian Neymar duket se sërish mund ta vesh fanellën e Barcelonës.

Sipas mediave franceze, PSG ia ka ofruar Barcelonës sulmuesin brazilian.

Parisienët janë të gatshëm të heqin dorë nga Neymar. PSG ditë më parë u mposht nga Real Madridi duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Eliminimi nga gara elitare evropiane, duket se ka tronditur klubin parisien të cilët qysh tashmë kanë nisur ndryshimet në skuadër.

Neymar pa harruar edhe Messin, janë dy yjet që pritet të largohen nga ‘Parku i Princave’.

Neymar së fundmi u sulmua nga tifozët e PSG-së, dhe siç raportohet se parisienët janë të gatshëm të heqin dorë nga braziliani.

PSG thuhet se janë të gatshëm t’ia ofrojnë Barcelonës Neymari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat