Llapi kualifikohet në frymën e fundit, Gjilani eliminohet

Futboll

Llapi kualifikohet në frymën e fundit, Gjilani eliminohet

Nga: K.G. Më: 16 mars 2022 Në ora: 14:57
Drilon Fazliu

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi nga Podujeva, kualifikohet në frymën e fundit.

Llapjanët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Gjilanit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. 

Llapi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ndërsa Gjilani eliminohet.

Trimat e fitores janë futbollistët Drilon Fazliu, i cili ka shënuar në minutën e 85-të dhe Firmino në atë të 90+1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat