Bushi: Çfarë na duhet për të kapur vendin e dytë

Futboll

Bushi: Çfarë na duhet për të kapur vendin e dytë

Më: 18 mars 2022 Në ora: 12:32
Bushi: Çfarë na duhet për të kapur vendin e dytë

Shqipëria U21 do të zbresë në fushë të dielën për të nisur përgatitjet për dy takimet shtëpiake ndaj Çekisë (25 mars) dhe Anglisë (29 mars), të vlefshme për eliminatoret e Euro 2023.

Kuqezinjtë e vegjël renditen në vendin e tretë në grupin G. Trajneri Alban Bushi foli në konferencën për shtypin rreth prurjeve të reja, rivalëve dhe objektivave të skuadrës së tij.

“11 lojtarë nga Superiorja? Kampionati ka pasur shumë rritje. Kemi marrë edhe më parë, por jo kaq shumë sa këtë radhë. Janë dy ndeshje të rëndësishme për ne, por mendojmë edhe për sezonin e ardhshëm, duke llogaritur që trajneri Reja merr disa lojtarë nga Shqipëria U21.

Çekia dhe Anglia? Janë ekipe shumë të forta, por edhe ne jemi të fortë. Humbëm 4-0 në Çeki, por bëmë një lojë të mirë, edhe pse humbja nuk justifikohet. Këto takime janë decizive, matematika na lejon të pretendojmë për vendin e dytë. Duam ta nisim me fitore ndaj Çekisë. Shpresoj të bëjmë më mirë se në dy ndeshjet e fundit.

Tre portierë nga Superiorja? Kemi edhe Mollën, por edhe Demën e Teutës. Shqipëria ka talente në portë, kemi edhe Simonin, një potencial i madh, njësoj si Konjuhi dhe Bajrami, të cilët janë potencial edhe për kombëtaren e madhe.

Kemi një mungesë shumë të rëndësishme siç është Asllani. Ai do luajë me kombëtaren A. Na bëhet qejfi, por na prishen planet dhe ekuilibrat kur largohen lojtarë të rëndësishëm si Asllani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat