Petkoviç padit klubin francez

Futboll

Petkoviç padit klubin francez

Më: 19 mars 2022 Në ora: 11:25
Petkoviç padit klubin francez

Ish-trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç po kalon kohë të vështira që nga largimi nga kombëtarja helvetike. Ai mori drejtimin e skuadrës franceze, Bordeaux, por u shkarkua pak kohë më parë. Tani, Petkovic po e akuzon klubin se i ka borxh miliona euro.

Gjithçka ndodhi shumë shpejt gjatë verës. Vladimir Petkovic udhëhoqi Zvicrën deri në çerekfinale të Kampionatit Evropian, duke eliminuar kampionin e botës, Francën dhe më pas vendosi ta linte ekipin kombëtar. Në fund të korrikut, ai nënshkroi kontratë tre vjeçare me Bordeaux dhe u largua nga Zvicra bashkë me asistentin e tij, Antonio Manicone.

Vetëm gjashtë muaj më pas, gjithçka ka ndryshuar. Bordeaux e shkarkoi Petkoviçin, teksa klubi është i parafundit në Ligue 1. Diçka që filloi me shumë shpresë nga të dy palët, përfundoi me përplasje të ulëta.

Sipas Blick, Girondins Bordeaux ka ndaluar të gjitha pagesat ndaj Petkonvicit dhe asistentit të tij. Sipas tyre, arsyeja është që Petkovici nuk veproi në interes të klubit. Është e qartë që Bordeaux dëshiron të ruajë para. Pas shkarkimit, kontrata e Petkovicit skadon në qershor 2024.

Sipas L’Equipe, ish-trajneri i Zvicrës fitonte 280 mijë euro në muaj. Përgjatë 29 muajve, shifra do të arrinte në 8.12 milionë euro. Ndërkohë, Petkovic ka ndërmarrë hapa ligjorë dhe e ka paditur klubin. Ai dëshiron të marrë atë që i takon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat