Wenger shprehet se ende i mungon intensiteti...

Futboll

Wenger shprehet se ende i mungon intensiteti...

Më: 19 mars 2022 Në ora: 11:47
Wenger shprehet se ende i mungon intensiteti...

Arsene Wenger nuk është ulur më në stolin e një skuadre prej 2018-tës, kur pas 22-viteve mbylli bashkëpunimin me Arsenalin, klub me të cilin fitoi tre herë Premier League, shtatë herë trofeun FA Cup si dhe shtatë herë Superkupën e Anglisë.

Por, pavarësisht sukseseve dhe kohës së gjatë në rolin e trajnerit, së fundmi 72-vjeçari shprehet se ende i mungon intensiteti i një ndeshje të përjetuar nga fusha në rolin e protagonistit ndërsa shton se ndjehet si një person që nuk merr më drogë.

“Kam kaluar 40 sezone në rolin e trajnerit dhe nëse do të ndiqja instiktin tim, sërish do të vazhdoja punë.

Mund të kontribuoja edhe në mënyra të tjera, por më mungon shumë intensiteti që të dhuron një ndeshje. Ndihem si një person që ka pasur varësi nga droga dhe tashmë nuk konsumon më”, u shpreh Wenger, i cili tashmë është një zyrtar i FIFA-s teksa prej nëntorit të vitit 2019 është emëruar si shefi i zhvillimit të futbollit në botë.

Karriera e Wenger si trajner ka nisur në vitin 1984, kohë kur ai mori drejtimin e Nancy në Francë, ndërsa para se të kalonte te Arsenal në vitin 1996, francezi që gjatë karrierës së tij ka drejtuar në më shumë se 1700 ndeshje, ka qenë edhe në krye të Monaco e japonezëve të Nagoya Grampus Eight.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat