Barcelona përgatit lëvizjen befasuese

Futboll

Barcelona përgatit lëvizjen befasuese

Më: 19 mars 2022 Në ora: 12:47
Barcelona përgatit lëvizjen befasuese

Barcelona mund të bëjë një lëvizje surprizë për yllin e Manchester United, Marcus Rashford.

E ardhmja e sulmuesit anglez në Old Trafford është vënë në dyshim në ditët e fundit pas eliminimit të skuadrës së Ralf Rangnick nga Atletico Madrid në Champions League.

Një tjetër sezon pas asnjë trofe ka shtuar zërat për një revolucion te klubi anglez në fundin e këtij sezoni, me Rashford që mund të jetë një nga yjet që mund të largohet.

Sipas Manchester Evening News, Rashford ka dëshirë të qëndrojë te klubi ku është rritur edhe sezonin e ardhshëm, por klubi nuk i ka bërë asjë ofertë për t’i rinovuar kontratën që skadon në vitin 2023.

Sipas medias angleze, Barcelona ka kontaktuar përfaqësuesit e Rashford në 2021-shin, me Liverpool-in dhe Paris Saint-Germain-in që interesohen gjithashtu për sulmuesin 24-vjeçar.

Rendimenti i anglezit nuk ka qenë shumë i mirë në këtë sezon, me dëmtimet që kanë kushtëzuar paraqitjet e tij dhe aktualisht ka shënuar vetëm pesë gola në ndeshjet e luajtura me United në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat