Çfarë po i thotë Guardiola mesfushorit belg?

Futboll

Çfarë po i thotë Guardiola mesfushorit belg?

Më: 19 mars 2022 Në ora: 14:21
Çfarë po i thotë Guardiola mesfushorit belg?

Në orët e fundit, fytyra e Guardiolës është bërë virale teksa i shpjegon De Bruyne taktikat e derbit të Mançesterit. Konkretisht, këto reagime vijnë teksa flet për kapitenin e ‘djajve të kuq’, Harry Maguire.

Çfarë po i thotë Guardiola mesfushorit belg? Me shumë mundësi ai po komentonte opsionet që kishin për të hyrë nga qendra, duke e ditur se qendërmbrojtësi i United nuk po kalon momentin e tij më të mirë.

Po, në vitin 2020, i njëjti trajner katalanas arriti të pohonte, se Maguire ishte pa dyshim një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Si ka ndryshuar situata.

Aktualisht, mbrojtësi i “Tre Luanëve” është shumë i diskutueshëm me paraqitjet e tij të fundit. Ai është një nga lojtarët më të dobët të skuadrës së “Old Trafford”, madje ka zëra se atij duhet t’i hiqet edhe shiriti i kapitenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat