Antonio Rudiger afër transferimit te Juventusi

Futboll

Antonio Rudiger afër transferimit te Juventusi

Më: 19 mars 2022 Në ora: 16:51
Antonio Rudiger

Mbrojtësi i Chelsea, Antonio Rudiger është afër kalimit te Juventusi.

Antonio Rudiger i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe pritet të largohet nga ‘Stamford Bridge’ këtë verë.

Ai ka oferta nga disa klube, por sipas raporteve të fundit lojtari do transferohet drejt Juventusit.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Rudiger ka arritur marrëveshje katër vjeçare me gjigantin italian Juventusin.

Antonio Rudiger në 190 paraqitje me Chelsea ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat