Middlesbrough-Chelsea, ja formacionet zyrtare

Futboll

Middlesbrough-Chelsea, ja formacionet zyrtare

Më: 19 mars 2022 Në ora: 17:35
Middlesbrough-Chelsea

Sot me fillim nga ora 18:15, në stadiumin “Riverside” skuadra e Middlesbrough do të përballet me Chelsean, ndeshje kjo e vlefshme për çerekfinalen e FA Cup.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, respektivisht në fazën e eliminatoreve, skuadra e Middlesbrough e mposhti Tottenhamin me rezultat minimal 1:0, kurse Chelsea mposhti me rezultat të ngushtë 3:2 skuadrën e Luton.

Ndërkaq, takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në maj të vitit 2017, ku asokohe Chelsea e mposhti 3:0 Middlesbrough.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Middlesbrough nuk do të paraqiten Ameobi, Fisher, McGree dhe Payero, kurse te Chelsea mungojnë Ben Chilwell, Hudson-Odoi, Christensen, James dhe Niguez.

Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Middlesbrough (3-5-2): Lumley; Dijksteel, Taylor, Fry; Tavernier, Howson, McNair, Crooks, Jones; Conolly, Balogun

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Silva, Rudiger, Sarr; Azpilicueta, Kovacic, Mount, Loftus-Cheek; Ziyech, Pulisic; Lukaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat