Mehmeti: Penalltia e tretë që humbasim? Lojtari duhet të jetë shumë i ftohtë mendërisht

Futboll

Mehmeti: Penalltia e tretë që humbasim? Lojtari duhet të jetë shumë i ftohtë mendërisht

Më: 19 mars 2022 Në ora: 17:43
Mehmeti: Penalltia e tretë që humbasim? Lojtari duhet të jetë shumë i ftohtë mendërisht

Partizani doli pa pikë nga transferta ndaj Kastriotit, edhe pse kishte mundësi të arta shënimi me Stenio Junior dhe Kallakun (penallti).

Trajneri i ekipit të kuq, Dritan Mehmeti preku disa tema në prononcimin e dhënë për “Gol pas Goli” në Supersport, duke thumbuar edhe gjykimin në lidhje me disfatën 1-0.

“Ne ishim përgatitur që do e kishim të vështirë sa i përket ndërhyrjeve dhe intensitetit. Por, ne duhet ta kërkojmë te vetja, kishim mundësi me Stenio Junior, më pas penalltia. Në futboll duhet pak fat, por edhe fatin duhet ta kërkosh. Më vjen keq që humbëm këtë ndeshje, kontrastet i kaluan kufijtë e ‘fair-play’.

Penalltia e tretë që humbasim? Lojtari duhet të jetë shumë i ftohtë mendërisht, ndoshta ata e ndjejnë pak më shumë presionin.

Kallaku ka qenë më i sakti, por nuk ishte në gjendjen e tij emocionale për të realizuar. Alban Hoxha mund të jetë një alternativë për të goditur penallti", tha Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat