Plori tregon problemet e Vllaznisë dhe ngre dyshime

Futboll

Plori tregon problemet e Vllaznisë dhe ngre dyshime

Më: 19 mars 2022 Në ora: 18:02
Plori tregon problemet e Vllaznisë dhe ngre dyshime

Kanë përfunduar dy sfidat e para të javës së 26 të “Abissnet Superiores“. Vllaznia nuk e ka marrë veten nga largimi i trajnerit, teksa ndjeu sot mungesën e Brdariçit në Rrogozhinë.

Egnatia ka shpërfytyruar shkodranët me rezultatin 3-0, duke marrë tre pikë mjaft të vlefshme për lu.ftën në mbijetesë. Pedro Augusto ka qenë heroi i rrogozhinasve, pasi arriti të shkundër tre herë rrjetën e kuqebluve. Vllaznia u përpoq të ndryshonte diçka në pjesën e dytë, por në momentin më të mirë të tyre, Heriç largohet me karton të kuq, duke e lënë skaudrën me 10 lojtarë që nga minuta e 64-t.

Një tjetër befasi vjen nga Kamza. Kastrioti tregon dhëmbët edhe ndaj Partizanit, duke e mposhtur me rezultatin minimal 1-0. Sherif Kallaku humbi rastin t’i jepte një tjetër rrjedhë sfidës, pasi në minutë ne 57 dështon nga pika e bardhë e 11 metrave për të zhbllokuar rezultatin. Ndërkaq, për krutanët ishte Kaina ai që do të realizonte në minutën e 79, duke bërë që Kastrioti “të fluturojë” në vendin e 6 në renditje të “Abissnet Superiore”. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli“ në “Supersport“.

Plori (Vllaznia): “Është vërtetë e vështirë, të pësosh tre gola në ndeshjen e parë përballë Egnatias.

Nuk dua të ndalem te mungesat, sepse edhe ata që hynë sot mezi prisnin të kishin momentin. Loja kishte episodet e veta dhe goditja psikologjike që skaudra ka pas humbjes me Tiranën ka ndikimin e vetë. Lojtarët nuk ishin të qetë. Të gjithë lojtarët që munguan sot janë lojtarë që kanë luajtur 90% në formacion. Në pjesën e parë ishim të rreshtuar ndryshe dhe kishim probleme me linjën e pozicionit jashtë loje. Është një pjesë që duhet parë, sepse jo vetëm në këtë ndeshje, por ka qenë problem edhe në ndeshje të tjera.

Pjesa e parë për të dy skuadrat nuk ishte në nivelin e duhur. Goli është pak për tu parë mënyra se si e kanë gjykuar arbitrat. Nëse në këtë situatë që ka skuadra dhe nëse kalon në disavantazh është një goditje e madhe psikologjike.

Patëm 2-3 shanse shënimi dhe kur nuk shënon në ato momente duhet të kesh kujdes mbrapa. Nuk ia fal Hericit, sepse është një lojtar me eksperiencë dhe na la me 10 lojtarë“..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat