Vazhdojnë ndeshjet në Superligën e Kosovës

Futboll

Vazhdojnë ndeshjet në Superligën e Kosovës

Më: 20 mars 2022 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Sot zhvillohen dy ndeshjet e mbetura për xhiron e 26-të në Superligën e Kosovës, Ballkani – Drenica dhe Drita – Prishtina.

Ballkani po vazhdon me formë të mirë këtë sezon, ata do të kërkojnë fitore edhe ndaj Drenicës.

Ekipi nga Suhareka, do futen në këtë ndeshje pas fitores së madhe në xhiron e kaluar 6:0 ndaj Feronikelit.

Drenica u mposht në ndeshjen e kaluar nga Malisheva me rezultat të 3:2.

Pritet një ndeshje që do të dominohet nga Ballkani, por që problem mund t`iu shkaktojnë ‘drenicakët’.

Ndeshja tjetër e kësaj xhiroje është Drita – Prishtina.

Ekipi i kryeqytetit nuk është në formë të mirë këtë stinor, në pesë ndeshjet e tyre të fundit kanë arritur dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Në formë jo të mirë ndeshjet e fundit po kalon edhe Drita pasi kanë dy humbje, dy barazime dhe një fitore në pesë ndeshjet e tyre të fundit.

Në tabelë në pozitën më të mirë janë ekipi nga Gjilani, Drita pasi kanë 43 pikë në vendin e tretë, ndërsa Prishtina në vendin e gjashtë ne gjithsej 32 pikë.

Ndeshja ndërmjet Ballkani – Drenica zhvillohet sot, me fillim nga ora 13:00. Ndeshja tjetër Drita – Prishtina fillon në orën 13:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat