Cristiano Ronaldo është i bindur për të ardhmen e tij te Man Utd

Futboll

Cristiano Ronaldo është i bindur për të ardhmen e tij te Man Utd

Më: 20 mars 2022 Në ora: 10:15
Cristiano Ronaldo

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është i përkushtuar te Manchester United dhe pritet të luajë edhe në sezonin e ardhshëm.

Shpresat e sulmuesit portugez për të fituar Ligën e Kampionëve për herë të gjashtë përfunduan këtë javë kur Unitedi u eliminua në 1/8-tën nga Atletico Madridi.

Djajtë e Kuq tani përballen me një luftë të madhe për të përfunduar në top katërshen e Ligës Premier dhe mundësinë nuk janë edhe aq të mëdha, pasi Arsenali shihet favorit.

Megjithatë, sipas The Sunday World, pavarësisht problemeve të skuadrës dhe pasigurisë për identitetin e trajnerit të ardhshëm dhe të ardhmen e një mori lojtarësh, kuptohet se Ronaldo i ka vendosur synimet për të qëndruar me Unitedin sezonin e ardhshëm.

Ronaldo ua kishte shprehur drejtuesve të Unitedit vendosmërinë e tij të qartë për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve kur ai zgjodhi të ribashkohej me klubin me një kontratë dyvjeçare verën e kaluar, e cila përfshinte opsionin për 12 muaj tjerë.

Por, këto ambicie do të mbeten të paplotësuara nëse Unitedi dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat