Xherdan Shaqiri në formë para ndeshjes me Kosovën, me këtë notë vlerësohet

Futboll

Xherdan Shaqiri në formë para ndeshjes me Kosovën, me këtë notë vlerësohet

Nga: Kemajl Goca Më: 20 mars 2022 Në ora: 12:20
Xherdan Shaqiri në formë para ndeshjes me Kosovën, me këtë notë vlerësohet

Futbollisti Xherdan Shaqiri është në formën më të mirë, treguesi më i mirë është edhe ndeshja që e zhvilloi në mesnatë sipas orës së Kosovës. 

Chicago Fire ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Kansas Cityt, në takimin e javës së katërt të Konferencës Lindore të Ligës Amerikane. 

Shaqiri shënoi nga penalltia në minutën e 50-të dhe asistoi në golin e parë  (30’) dhe të tretë (82’) duke shënuar Przybylko.

Shaqa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 74-të.  Shaqiri u vlerësua me notën 7.6 nga faqja e specializuar “Sofascore”, ndërsa Kacper Przybylko është lojtar i ndeshjes, me notën 8.3.

Philadelphia Union kryeson me 10 pikë e Chicago është në vend të dytë me 8 sosh apo ka dy fitore e dy barazime. Xherdan Shaqiri në formë para ndeshjes me Kosovën, e cila miqësore zhvillohet me 29 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat