Monaco ka vendosur çmimin për Tchouameni

Futboll

Monaco ka vendosur çmimin për Tchouameni

Më: 20 mars 2022 Në ora: 12:24
Tchouameni

Ekipi i Ligue 1, Monaco ka vendosur çmimin 50 milionë euro për Aurelien Tchouameni.

Tchouameni po konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në kampionatin e Ligue 1, kjo ka bërë që shumë ekipe të shkojnë pas tij.

Real Madridi, Paris Saint Germain dhe Liverpool janë në garë për 22 vjeçarin, i cili ka kontratë me Monaco deri në vitin 2024.

Interesimi i ekipeve gjigante të Evropës, do të ndikojë që francezi të largohet në fund të sezonit nga Ligue 1.

Shuma që duhet të paguajë ekipi që e do në radhët e tyre Tchouameni, është 50 milionë euro.

Nëse Monaco shet lojtarin këtë sezon, ish-klubi i tij Bordeaux do të marrë 20% të çdo tarife.

Mbetet të shihet cili nga ekipet e interesuara do të paguajnë atë shumë, për yllin e Monacos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat