Laçi barazon rekordin në Francë

Futboll

Laçi barazon rekordin në Francë

Më: 20 mars 2022 Në ora: 13:10
Laçi barazon rekordin në Francë

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Qazim Laçi, i ka dhënë skuadrës së Azhakso një fitore shumë të rëndësishme me shifrat 1-0 ndaj Nim, pasi e ka mbajtur në vendin e tretë në renditjen e Ligës 2 në Francë, vetëm një hap larg dy skuadrave të para që sigurojnë ngjitjen direkte në elitë.

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare shënoi në minutën e 48 të ndeshjes me një predhë nga jashtë zonës duke zgjidhur një sfidë të komplikuar për skuadrën e tij.

Ky ishte gol i tretë për Laçin në këtë kampionat, duke barazuar një shifër që e ka arritur edhe në sezonet 2017-2018 dhe 2019-2020.

Por këtë radhë kishte një gol me rëndësi më të madhe për faktin e thjeshtë se bën Azhakso protagoniste për ngjiten në kategori më lart dhe plotësisht në garë për të evituar play-off, pasi është me vetëm 1 pikë më pak se Paris FC i vendit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat