Pontrelli nuk di të largohet nga Dinamo

Futboll

Pontrelli nuk di të largohet nga Dinamo

Më: 20 mars 2022 Në ora: 13:42
Pontrelli nuk di të largohet nga Dinamo

Marco Pontrelli nuk di që të largohet nga Dinamo dhe gjithmonë reagon pas një humbje të kësaj skuadre.

Në ditën e djeshme ishte Tirana që arriti t’i mposhte me shifrat 1-0, në debutimin e trajnerit Vanoli. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes do të mbërrinte reagimi i ashpër i ish-presidentit Pontrelli.

“Sharlatanë të mjerë. Shkatërruar një punë të bërë me djersë dhe gjak.

Zoti shikon dhe provon, kur ke abuzuar. Do të kthehem shpejt. Nuk keni qenë të denjë për princeshën time që në fillim”, shprehet Pontrelli që në momentin e ikjes, do të shprehej se e la Dinamon në duar të sigurta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat