Ajaxi më i mirë se Feyenoordi

Futboll

Ajaxi më i mirë se Feyenoordi

Më: 20 mars 2022 Në ora: 17:10
Ajaxi më i mirë se Feyenoordi

Ajaxi i Amsterdamit nxori praktikisht nga gara e titullit në Eredivisie Feyeoordin e Roterdamit, të cilin e mposhti me përmbysje 3-2 në “Johan Cruyjff Arena”, duke e ruajtur vendin e parë në renditje me 66 pikë.

Një fitore e madhe për “harkëtarët”, që deri 12 minuta para përfundimit të kohës së rregullt po humbnin 1-2.

Sinsterra shënoi golin e parë për miqtë në minutën e tetë, por vendësit reaguan me Haller në të 24-tën.

Një gabim në mbrojtje I kushtoi shtrenjtë Ajaxit në minutën e 28-të, me Til që ktheu shumë shpejt avantazhin në favor të Feyenoordit.

Deri në minutën e 78-të miqtë u rezistuan sulmeve të “harkëtarëve”, por pikërisht në këtë moment Tadic barazoi 2-2. Ky finalizim u dha më shumë moral lojtarëve të vendas, që në të 86-tën realizuan edhe golin e fitores me Antony.

U mbyll me fitoren 3-2 të Ajaxit klasikja e futbollit holandez, me Feyenoordin që praktikisht del jashtë garës për titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat