Miqësoret ndaj Spanjës e Gjeorgjisë, ja programi i Shqipërisë

Futboll

Miqësoret ndaj Spanjës e Gjeorgjisë, ja programi i Shqipërisë

Më: 20 mars 2022 Në ora: 17:11
Miqësoret ndaj Spanjës e Gjeorgjisë, ja programi i Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare do të nisë nga e hëna e 21 marsit grumbullimin për dy ndeshjet miqësore ndaj Spanjës më 26 mars transfertë dhe më pas ndaj Gjeorgjisë, më 29 mars në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë do të akomodohen në Spanjë që më 21 mars, ku do të përgatiten maksimalisht për sfidën e parë ndaj spanjollëve dhe do të qëndrojnë deri më 28 mars, për t’u nisur më pas drejt Shqipërisë ku do të luajnë miqësoren e dytë ndaj Gjeorgjisë. Vlen për t’u përmendur që ndeshja ndaj gjeorgjanëve që do të luhet në “Air Albania”, do të jetë e fundit që do të zhvillohet në këtë stadium, që më 25 maj do të presë finalen madhështore të UEFA Conference League.

Më poshtë, po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të kombëtares kuqezi për këto 2 ndeshje.

E diel, 20 mars

• Prononcim i trajnerit Edoardo Reja për listën me 26 lojtarët e grumbulluar për dy sfidat miqësore

E hënë, 21 mars

• Mbërritja e skuadrës dhe delegacionit në Spanjë, ORA 13:00
• Seanca stërvitore me lojtarët e mbërritur në grumbullim, ORA 17:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 22 mars

• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 13:30
• Seancë stërvitore, ORA 16:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 23 mars

• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 13:30
• Seancë stërvitore, ORA 16:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E enjte, 24 mars

• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 13:30
• Seancë stërvitore, ORA 16:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E premte, 25 mars

• Konferencë zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 16:30, në Barcelonë, Spanjë.
• Seanca zyrtare stërvitore përpara ndeshjes me Spanjën, ORA 17:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E shtunë, 26 mars

• Ndeshja miqësore Spanjë-Shqipëri, ora 19:45, në “RCDE Stadium”, Barcelonë”.

E diel 27 mars

• Seancë stërvitore, ORA 16:00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E hënë, 28 mars

• Mbërritja e skuadrës dhe delegacionit në Shqipëri, ORA 18:00
• Konferencë zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 18:30, kompleksin “Tropikal” në Durrës
• Seanca zyrtare stërvitore përpara ndeshjes me Gjeorgjinë, ORA 19:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 29 mars

• Ndeshja miqësore Shqipëri-Gjeorgji, ora 18:00, në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat