Imeri në formë, shënon në Kampionatin e Zvicrës! Behrami titullar

Futboll

Imeri në formë, shënon në Kampionatin e Zvicrës! Behrami titullar

Nga: K. Goca Më: 20 mars 2022 Në ora: 17:39
Imeri në formë, shënon në Kampionatin e Zvicrës! Behrami titullar

Futbollisti shqiptar, Kastriot Imeri, është në formën më të mirë, duke shënuar për fitoren e Servette-s, me rezultat 2:1 ndaj Sionit, në takimin e javës së 27-të të Kampionatit të Zvicrës. 

Imeri shënoi në minutën e 44-të për fitoren 2:1. 

Për Servetten shënuan Cognat (25') e Imeri (44') dhe për Sionin Stojilkoviq (33'). 

Valon Behrami e Kastriot Imeri u paraqitën standardë për Servetten, duke u zëvendësuar në minutën e 76-të përkatësisht 90+4. 

Pas javës së 27-të, Servette renditet në vend të 5-të me 38 pikë e Sioni në të 7-tin me 30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat