Skënderbeu - Kukësi ndahen në paqe

Futboll

Skënderbeu - Kukësi ndahen në paqe

Më: 20 mars 2022 Në ora: 19:03
Skënderbeu-Kukësi ndahen në paqe

Skënderbeu-Kukësi janë ndarë me nga një pikë në takimin e raundit të 26-të të Abissnet Superiore.

Një ndeshje deri diku e balancuar ishte kjo mes korçarëve dhe “verilindorëve”, me të dyja skuadrat që tentuan disa herë të shënonin, por takimi u mbyll me dy gola, pra me barazimin 1-1.

Goli i parë dhe që zhbllokoi rezultatin u realizua nga Gjelbrim Taipi,I cili e goditi topin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 9’, me pjesën e parë që u mbyll me avantazhin e “verilindorëve”, të cilët edhe dominuan më shumë këtë fraksion.

Ndërsa në pjesën e dytë realizuan korçarët, të cilët mundën të merrnin barazimin po nga pika e bardhë e penalltisë, me Zguron që shënoi në minutën e 51’.

Në këtë fraksion të dyja skuadrat ishin më agresive dhe patën raste të mira për të shënuar, por Kukësi me Mustën dhe Skënderbeu me Vrapin nuk mundën të finalizonin siç duhej.

Pas kësaj ndeshje Kukësi vijon të renditet i treti me 43 pikë, teksa Skënderbeu qëndron i fundit me 19 pikë.

Skënderbeu-Kukësi (1-1).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat