Berisha: Ja çfarë ndryshoi Gega te ne

Futboll

Berisha: Ja çfarë ndryshoi Gega te ne

Më: 20 mars 2022 Në ora: 19:21
Berisha: Ja çfarë ndryshoi Gega te ne

Lojtari i ndeshjes Skënderbeu-Kukësi, Elvi Berisha ka thënë sot se marrja e drejtimit të stolit nga Skënder Gega, i ka dhënë shumë qetësi ekipit të tyre.

Duke folur për emisionin “Gol pas goli”, sulmuesi theksoi se për aq kohë sa matematika t’i mbajë në lojë, do luftojnë për çdo pikë të mundshme.

Ndeshja: “Rasti në fund të ndeshjes na zhgënjeu sepse ishte rast i mirë, duhet të shënonim, por na ngroh loja dhe matematika na mban në lojë.”

Çfarë ka ndryshuar te Skënderbeu? “Kemi qetësi, profesor Gega na ka kthyer qetësinë dhe ndihemi mirë. Përderisa matematika na mban në lojë do luftojmë deri në fund.”

Objektivi i klubit: “Nuk e di, di të them që po mundohemi të bëjmë maksimumin për momentin, ky është qëllimi ynë.".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat