Xhaka mungon në seancën stërvitore te Zvicra

Futboll

Xhaka mungon në seancën stërvitore te Zvicra

Më: 21 mars 2022 Në ora: 23:13
Granit Xhaka

Përfaqësuesja e Zvicrës ka nisur sot grumbullimin në prag të dy ndeshjeve miqësore të këtij muaji.

Përzgjedhësi Murat Yakin sot në Marbella ka mbajtur edhe seancën e parë stërvitore.

Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, ka munguar në stërvitjen e sotme. Megjithatë, ai do të jetë gati për stërvitjen e nesërme.

Federata e Futbollit e Zvicrës bëri të ditur se Xhaka mungoi sot sepse është i sëmurë.

Ndryshe, Zvicra miqësoren e parë do të luajë më 26 mars, në “Wembley” të Londrës kundër Anglisë, kurse tri ditë më vonë në do të përballet me Kosovën në Cyrih.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat