Bardhi beson se mund të arrihet sukses

Futboll

Bardhi beson se mund të arrihet sukses

Më: 22 mars 2022 Në ora: 11:37
Bardhi beson se mund të arrihet sukses

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, ka nisur përgatitjet për sfidën e balotazhit për Botërorin “Katar 2022”, ku do të takohet me kombëtaren e Italisë, më 24 mars në Palermo.

Trajneri Blagoja Milevski do të ketë në dispozicion lojtarët e ftuar dhe do të zhvillojë 2 stërvitje para nisjes drejt Palermos. Milevski shpreson futbollistët e ftuar do të kënaqen në përballjen me Italinë e favorizuar dhe do të dëshmojnë kualitetin e tyre. Mesfushori Enis Bardhi do të jetë në qendër të vëmendjes, pasi që do të përballet me mesfushën e fortë të Italisë të drejtuar nga Barrella-Verrati- Zhorzhinjo.

Bardhi beson se mund të arrihet sukses vetëm nëse të gjithë japin maksimumin.

"Mendojë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Luajmë kundër Italisë, që është kampion i Evropës. Kemi një ekip mjaft të mirë dhe besoj se mundemi të japim maksimumin në ato 90 minuta që janë në lojë dhe të nxjerim më të mirën presj secilit prej neve.”

Sfida Itali-Maqedoni, do të zhvillohet më 24 mars në Palermo, në orën 20.45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat