Corriere della Sera: Në rast të dështimit, Mancini jep dorëheqje

Futboll

Corriere della Sera: Në rast të dështimit, Mancini jep dorëheqje

Më: 23 mars 2022 Në ora: 11:23
Corriere della Sera: Në rast të dështimit, Mancini jep dorëheqje

Sipas të përditshmes italiane “Corriere della Sera”, Roberto Mancini, menjëherë do të jap dorëheqjen, në rast se humb përballjen me Maqedoninë dhe kualifikimin në sfidën finale ku duhet të përballet me fituesin e sfidës Portugali – Turqi.

Mediat italiane më tej raportojnë se tashmë dihet edhe pasardhësit i tij, në rast të dështimit për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror.

Sipas “Corriere della Sera”, porteri legjendar Fabio Kanavaro, anëtar i gjeneratës së artë të vitit 2006 nga Kupa e Botës në Gjermani dhe fitues i “topit të artë” për suksesin me Azzurri-t, është kandidati i parë për të pasuar Mancinin dhe kolegu i tij nga gjenerata e artë e Italisë. Pas tij rreshtohet Xhenaro Gatuso.

Federata e Italisë ka planifikuar një trajner më të ri për një periudhë më të gjatë pune me këtë brez Italian, që ka shumë lojtarë të rinj që ende nuk kanë shkëlqyer. Andaj gjithçka do të varet nga gjashtë ditët e ardhshme, nëse Mançini do të largohet apo do të drejtojë Italinë në Kupën e Botës në Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat